Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në njësinë administrative Komsi në Mat, në murin e banesës së shtetasit Ramazan Hysa.

Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që nuk dihet ende nëse Hysa ka pasur konflikte të mëparshme, që kanë çuar në këtë sulm ndaj banesës së tij me lëndë plasëse.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.08.2022, në  njësinë administrative Komsi, dyshohet se pranë portës së murit rrethues të banesës së shtetasit R.H., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.