Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zbritur vetë në jug të vendit, pas ngjarjes tragjike të ditës së martë, ku polici Arjan tase përplasi për vdekje me skaf në breg të detit 7-vkeçaren Jonada Avdia, ndërsa po luante me babain e saj.

Gjatë inspektimit të vijës bregdetare nga Ksamili në Sarandë, Nano u ka kërkuar vartësve që të jenë vigjilentë dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj kujtdo që rrezikon jetën e qytetarëve.

Më tej Nano ka kërkuar që policët mos prishin imazhin e Pollicisë së Shtetit, madje as të mos rrezikojnë më jetën e qytetarëve me neglizhencën e tyre.

Serioziteti, përkushtimi dhe ndershmëria juaj në kryerjen e detyrës është baza e suksesit dhe faktori kryesor për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhe, si dhe për të fituar respektin dhe vlerësimin e pushuesve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Mos e shpërdoroni këtë mundësi, mos dëmtoni imazhin e Policisë së Shtetit, dhe më keq akoma, mos rrezikoni jetën e qytetarëve me neglizhencën tuaj.

Ky standard i vendosur këto ditë të ruhet deri në fund të sezonit dhe të merret si model për sezonin e ardhshëm, me qëllim që masat të merren në kohë, jo vetëm nga Policia, por të koordinuara me të gjithë institucionet që i ngarkon ligji, duke iu krijuar pushuesve një ambient të qetë dhe të sigurtë.

Për mjetet lundruese të shoqëruara por edhe ato që do të shoqërohen për verifikim duhet të kryhet një proces verifikimi i detajuar nga të gjitha strukturat. Mjetet që do të rezultojnë të rregullta nga verifikimi i detajuar do t’i nënshtrohen rregullave të reja të daljes në det, për të përmbushur qëllimin e vetëm, sigurinë e jetës së pushuesve.”

Ndërkohë, Policia Kufitare, në bashkëpunim me policinë vendore, po vijon monitorimin në të gjithë zonën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë. Gjatë ditës së sotme janë bllokuar 2 Jet ski dhe një skaf që kishte hyrë në perimetrin e sigurisë ku bëjnë plazh pushuesit.

#Policianëshërbimintuaj👮🏻👮‍♂️🤝👩🏻👨

#PoliciaeShtetitnëçdoskajtëvendit👮🏻👮‍♂️🇦🇱#Inspektimimasaveshtesë🗒✅

#Sezonituristik🌊”, deklaroi Nano.

/Abcnews.al/