Për herë të parë, pas gati një dekade, ish-i i Britney Spears me të cilin kanë dy fëmijë, Kevin Federline foli për yllin e popit dhe marrëdhënien e saj me fëmijët, si dhe për kujdestarinë e detyrueshme 13-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja.
Siç zbuloi ai, Spears ka një marrëdhënie të vështirë me djemtë e saj, 16-vjeçarin Sean Preston dhe 15-vjeçarin Jaden.Sipas Federline, pavarësisht se kohët e fundit ajo është zhvendosur në të njëjtën lagje, Spears nuk i ka parë fëmijët e saj pasi ata i kanë kërkuar t’i rrijë larg.
Djemtë kanë vendosur që të mos e takojnë tani, ” shpjegoi “K-Fed”.
“Ka disa muaj që nuk e kanë parë. Ata vendosën të mos shkonin në dasmën e saj”, shtoi ai.
Për sa i përket kujdestarisë së detyrueshme nga babai i saj, ish-bashkëshorti i Spears theksoi se kjo ka ndikuar shumë si në jetën e tij ashtu edhe në atë të fëmijëve të tij.
“Ka qenë e vështirë për të parë gjithë këtë, më e vështirë për të jetuar, por edhe më e vështirë për të parë djemtë e mi duke kaluar nëpër të. Ishte e vështirë. Është gjëja më e vështirë që më është dashur të bëj ndonjëherë në jetën time”, tha ai.
Për më tepër, Federline tha se që kur Spears i prishi lidhjet e saj, djemtë gjithashtu duhej të kalonin një periudhë përshtatjeje pasi shikonin nënën e tyre duke kaluar nëpër ndryshime nga martesa e saj e papritur deri tek selfiet e saj të vazhdueshme nudo, të cilat ajo vazhdon t’i ngarkojë në mediat sociale.
Ndërsa e bëri të qartë se djemtë e duan nënën e tyre, ajo la të kuptohet se shpeshtësia me të cilën postohen foto të tilla mund të ketë ndikim në jetën e tyre sociale.