Mbrëmjen e sotme Shkodra u trondit sërish nga të shtënat me armë, ku për pasojë mbeti i plagosur një i ri i identifikuar si Mikel Fusha.
Fusha i cili punon në një lokal u qëllua në ambientet e punës me një plumb në këmbë nga Elvis Lekëndreu pas një konflikti të çastit sipas raportimeve të policisë.
Por nëna e të lënduarit deklaron mes lotësh për mediat se personi që ka qëlluar me armë ka qenë përpara një jave në lokalin ku punon i biri dhe ka thyer tavolinat, duke e detyruar ta nxjerrë me forcë jashtë.
Sipas saj ata kanë shkuar familjarisht te familja e Lekëndreut dhe kanë kërkuar që Elvisi ta lëjë djalin e tyre të qetë, gjë e cila nuk ka ndodhur.
“Ai djali një natë ka thyer të gjithë sendet dhe tavolinat dhe mezi e kanë nxjerr djali dhe vëllai i tij jashtë. Djali punon te lokali së bashku me një femër. Para një jave ka ndodhur përplasja i ka thyer të gjitha tavolinat dhe I ka thënë të atit hajde pagu dhe i ati ka paguar 100 mijë lekë për tavolinat, sot ka ardhur me 5 shokë dhe e ka qëlluar djalin. Kemi shku familjarisht dhe I kemi kërku të na I lëj djalin të qetë”, thotë nëna e Mikel Fushës përpara kamerave.
Në një moment tjetër nëna e të riut Mikel fusha të plagosur, shihet duke u përplasur me policët që qëndrojnë tek dera e lokalit pasi kërkon të takohet me punonjësen tjetër të lokalit për të mësuar më shumë çfarë ka ndodhur.
“Romina si ka ken puna Romina”, dëgjohet ajo të bërtasë në derën e lokalit ku ndodhi ngjarja, duke u ndeshur me policinë që nuk e lejon të hyjë në skenën e krimit.