Një grua ka aksidentuar një fëmijë të mitur ndërsa drejtonte makinën në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. drejtuesja është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2021, rreth orës 12:30,në fillim të rrugës “Don Bosko” mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel