Një festë e organizuar dy javë më parë, nxitën reagime të shumta në rrjet e jo vetëm.

Videot e festës pjesë e së cilës ishte edhe kryeministrja e Finlandës, u bënë virale, ndërsa në një nga to, duket kryeministrja në një kërcim shumë intim, gjatë të cilit pati edhe puthej në qafë me yllin e muzikës Rock Olavi Uusivirta.

28-vjeçari ka reaguar, duke shpjeguar se marrëdhënia mes tij dhe kryeministres  Sanna Marin, 36 vjeçare, është thjeshtë miqësore.

“Asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur mes nesh”, u shpreh ai

Pamjet që u shfaqën të premten treguan dyshen duke kërcyer në orën 4 të mëngjesit në një klub nate të Helsinkit, vetëm pak larg ndërtesës së Parlamentit të vendit.

Videoja shfaqte zonjën Marin, e cila është e martuar Markus Raikkonen, duke mbështjellë krahët rreth këngëtarit. Dëshmitarët i thanë mediave finlandeze se ajo kërceu me dy burra të tjerë në mënyrë të ngjashme dhe u ul në prehrin e dy të tjerëve gjatë natës. Por kantautori finlandez Uusivirta, i cili u divorcua nga gruaja e tij vitin e kaluar, hodhi poshtë çdo dyshim se ai ishte në një lidhje me udhëheqësen e Finlandës.

“Ka pasur spekulime në publik për cilësinë e marrëdhënies mes meje dhe kryeministres Sanna Marin. Dorën në zemër mund të them se: Ne jemi miq dhe asgjë e papërshtatshme nuk ka ndodhur. Nuk do të komentoj më publikisht për këtë çështje. Kalofshi mirë”, shkroi 28-vjeçari.

(BalkanWeb)