Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj deklaron se ekonomia shqiptare ka performuar mirë. Në një konferencë për shtyp. Ministrja foli për të dhënat e tre mujorit të parë. Ibrabimaj tha se inflacioni në muajin korrik ishte 7.5% dhe sipas saj është më i ulët se në vendet e tjera të rajonit.

“Gjatë tre mujorit të parë ekonomia shqiptare performoi mirë.  Paketat e qeverisë, por edhe ngritja e bordeve të ndryshme, e ndërthurur me politikën e subvencionit, për çmimin e energjisë, nga njëra anë, por edhe nga ana tjetër duke ndikuar indirekt në inflacion. Ndërthurja e këtyre politikave, sëbashku me mbështetjen për çmimet e karburanteve ka sjellë që deri më tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive. Inflacioni është më i kontrolluar me vendet e tjera të rajonit.

Inflacioni në vendin tonë është ndjeshëm më i ulët. Shqipëria me një inflacion 7.5% në korrik është më ndjeshëm se Maqedonia, Kosova. Ndërs amesatarja e BE është 8.9%.

Elementi që ka ndikuar më shumë në rritjen e çmimeve janë ushqimet dhe pijet. Që nga fillimi i vitit ne kemi pasur një stabilizim të çmimeve. Ecuria ndikohet më së shumti edhe nga kërkesat.

Të dhënat më të fundit tregtojnë për një stabilitet të ekonomisë. Një përgjigje pozitive të biznesit shqiptar. Ne kemi një ecuri të ekomonisë shumë më të mirë se një vit më parë”, deklaroi ministrja.