Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka tashmë një strategji të re mbrojtjeje kundër atentateve të mundshme ndaj tij. Për këtë arsye, ai raportohet të ketë ndërtuar të paktën 8 rezidenca të reja në “qytetin e ndaluar” në mënyrë që armiqtë të mos e dinë se ku është duke fjetur.

Ekspertët deklarojnë se shtëpitë luksoze janë ndërtuar në Ch’angkwangsan, një lagje tepër sekrete në zemër të Penianit. Sipas tyre, në këto ndërtesa vihet re dhe shtimi i ndjeshëm i forcave të sigurisë dhe fortifikimit të zonës.

Kjo taktikë paranojake mendohet të datojë nga koha e Perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang, për të cilin thuhet se flinte çdo natë në vende të ndryshme nga frika se do ta vrisnin.