Florian Marku më 25 gusht u përball në “Air Albania” me boksierin meskikan, Miguel Parra të cilin e mposhti me pikë.Në këtë mënyrë boksieri shqiptar arriti të fitonte përballë publikut të tij, titullin WBA Silver për peshat e lehta.
Vetëm pak ditë pas kësaj fitoreje, Marku ka shkruar në “Twitter”: Me kë dëshironi të luftoj tani në Angli?about:blank
Në postimin e Markut ka komentuar boksieri TyroneMcKenna, i cili thotë: “E di përgjigjen time, s’ka rëndësi në vendlindjen time, tënden apo në Angli”.
Mbetet të shihet nëse Marku do e pranojë ofertën e irlandezit për t’u përballur në ring në të ardhmen.