Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi.
“Në Fletoren Zyrtare, për inceneratorin e Elbasanit është botuar një shkarravinë.
Ky është një hap i vogël në drejtim të transparencës po ta krahasosh me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës për të cilët nuk është dhënë asnjë karakteristikë.

Kjo pra është historia e transparencës së inceneratorëve të infamozëve Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Gugallja: shqiptarët kanë dhënë 430 milion euro, por nuk kanë marrë mbrapsht asgjë. Madje as një skicë të ‘veprave monumentale’, të cilat do ta shpëtonin Shqipërinë nga plehrat, apo do të zvogëlonin edhe vrimën globale të ozonit.

E vetmja vrimë që është zvogëluar është ajo e miut, ku janë futur për tu fshehur një pjesë e grupit kriminal. Të gjithë ata, aty e kanë vendin një ditë.
Por nuk janë shkarravinat e detajeve të ineceneratorit shqetësimi i madh. Kontrata, mënyra e hartimit, autorët, teksti, e me radhë. Aty vjedhja ligjërohet dhe ligji shkelet, por SPAK ka ditë që sheh, e ditë që nuk sheh.

Ja edhe pesë pyetjet për sot:
1. A mund të ketë kontratë në kundërshtim me ligjin?
2. A mund të ketë kontratë që rri në fuqi edhe kur nuk zbatohen disa pika të saj?
3. Kush e ka hartuar këtë kontratë brenda ditës? A është hartuar nga drejtoria juridike siç e kërkon ligji apo është marrë e gatshme nga Rama-Zoto-Mërtiri dhe drejtoria juridike nuk u lejua as ta shohë e as të bëjë komente?
4. A është marrë në pyetje dhe a është ofruar bashkëpunim me drejtësinë për drejtorin e drejtorisë juridike në kryeministri?
5. A ka gjurmë në kontratë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet duke bllokuar së pari veprën e aktit korruptiv?

Kur flasim për kontrata të shkelura apo korruptive, nuk mund të mos na shkojë mendja te kontrata që ka drejtësia e re me publikun.
Të paktën në letër. Po kjo kontratë, a po zbatohet?

A janë të gjithë të barabartë para ligjit, apo drejtësia e erës së Ramës shkon andej nga fryn era e fortë e pushtetit dhe e frikës prej tij.
Mos na e përsërisni! E dimë se një Kokë është në burg, por nuk është koka e kësaj vjedhjeje në shkallë industrial.
Ai mund të jetë pjesërisht fajtori, por me siguri është plotësisht kokë turku”

Pas