Protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë kanë propozuar nisjen e një peticione për rritjen e dënimit me burg për rastet e përdhunimeve.
Një prej protestuesve deklaroi se ky duhet të jetë qëllimi i protestës. “Duhet një peticion 15 deri në 20 vjet burg për përdhunimin e të miturave”, tha ai.
Protesta ka nisur prej orës 19:00 në solidaritet me Prishtinën në lidhje me rastin e përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona.