Kryetaarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me gratë e Njësië nr.1 në zonën e Brrylit Tiranë.

Kryemadhi u ndal së pari te prishja e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” të cilën e konsideroi rënim të memories dhe historisë.

Pas këtij veprimi, Kryemadhi shprehet se është mafia.

“Pas këtij veprimi që ka ndodhur sigurisht që është mafia, sepse vetëm në një godinë të tillë mund të pastrohen paratë e drogës, paratë e plehrave, paratë e inceneratorëve të cilat vijnë nëpërmjet off-shoreve, por premtoj dhe kjo le të jetë në kuadrin e një premtimi të drejtpërdrejtë politik dhe personal për të gjithë ata mjekë gjinekologë dhe obstetër, për të gjithë ato mami dhe kryemami që kanë punuar, kanë jetuar, janë rropatur, për të gjitha ato nëna dhe fëmijë që kanë lindur atje, asaj gjëje do ti shkojmë deri në fund, që nga ana që e kanë transferuar nga Ministria e Shëndetësisë në objekt të Bashkisë dhe të gjitha gjërat me radhë, për ta rrënuar një godinë të tillë, që jo vetëm është godinë e historisë, është historia e Tiranës, por është edhe një memorie emocionale e të gjithë të rinjve dhe të rejave, e të gjithë burrave dhe grave të qytetit të Tiranës.”

Gjatë bashkëbisedimit të saj, Kryemadhi tha se rilindja i urren shqiptarët, prandaj është e bindur që më 25 prill socialistët kanë humbur edhe ata pak mbështetës që kishin.

“Prandaj them që e gjithë kjo urrejtje që rilindja ka për shqiptarët, pasi mbaroi te varfëria dhe nuk ka ku ti varfërojë më ata, shkatërroi pensionistët, mësuesit, mjekët, tani po shkatërron dhe memorien tonë dhe unë jam e bindur që edhe pse sot reagimi i qytetarëve është indiferent, më 25 prill nëpërmjet votës së tyre dhe shumë mjek e infermierë, apo edhe ish-mjekë apo ish-infermierë, ish-mami që kanë qenë socialistë dhe mund të ishin pak skeptikë, me shembjen e asaj godine i humbën përfundimisht.”

Të shtunën më 20 nëntor fillo shembja e ndërtesës së maternitetit me argumentin e dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ora news