Policia e Tiranës ka arrestuar 34 vjeçarin T.Y pasi në bashkëpunim me shtetasitn F.Gj, 39 vjeç duke krijuar profile të rreme në rrjete sociale kanë tentuar t’i marrin 6 mijë euro shtetasit F.B 33 vjeç.
Ndërkohë 39 vjeçari është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në mashtrim.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë / Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Fiction”.
U prezantuan me identitet të rremë në një rrjet social, për t’i marrë një shtetasi nëpërmjet mashtrimit, 6000 euro, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunetori i tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se në një rrjet social 2 persona të paidentifikuar i janë prezantuar me identitetin e një shtetasi tjetër dhe duke e mashtruar, i kanë kërkuar një shumë parash prej 6000 eurosh, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin këtyre shtetasve në kuadër të operacionit policor të koduar “Fiction”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. Y., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.