Sipas burimeve pranë Shtëpisë Mbretërore, të cituar nga medie italiane ‘Il Messaggero”, mbretëresha Elizabeth II vdiq si pasojë e komplikimeve për shkak të një rënie aksidentale në shtëpi.

‘Ky aksident ndoshta ka vështirësuar lëvizjet motorike të sovranit- shkruan media italiane e cila shton se mjekët që e asistuan në çdo moment të ditës e kuptuan menjëherë se situata ishte tepër e rëndë, deri në atë pikë sa e këshilluan të mos transferojej në spital.

Lajmi u zbulua gradualisht duke njoftuar fillimisht tërheqjen e Elizabeth nga mbatja e një konference në Zoom me Këshillin e saj Privat dhe më pas duke pranuar se stafi mjekësor ishte ‘i shqetësuar’ për shëndetin e saj.

Il Messaggero shkruan gjithashtu se nuk dihet ende vendi ku Mbretëresha Elizabeth II do të varroset.

“Nuk dihet ende nëse ajo do t’i bashkohet babait, nënës dhe motrës Margaret në kishën Përkujtimore të Mbretit George VI, apo do të varroset pranë bashkëshortit të saj.’