Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mesditën e sotme në vilën qeveritare 30 ku mësohet se prej më shumë se 30 minutash po zhvillon një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Ende nuk dihen arsyet e takimit mes dy kryeministrave, por vihen re masa të mëdha sigurie të marra për mbarëvajtjen e takimit.