Seanca e sotme e kuvendit ka nisur me një minutë heshtje për vdekjen e mbretëreshës Elisabeth II në 8 shtator të këtij viti. I pranishëm në seancë është edhe ambasadori britanik Alastair King Smith.
Gjatë seancës së sotme pritet të diskutohet edhe lidhur me ratifikimin e një marrëveshje për shkëmbim informacioni mes autoriteteve shqiptare dhe britanike sa i takon migracionit të paligjshëm të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar.