Berat/Sekuestrohen 95 aparate celulare të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 3.700.000 lekë të rinj.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Phones”.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë Berat.
U kapën duke tregtuar aparate celulare, të dyshuara të kontrabanduara, procedohen penalisht 3 shtetas.
Sekuestrohen 95 aparate celulare, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Berat, në bashkëpunim Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Phones”, si rezultat i të cilit u proceduan penalisht shtetasit:
– M. Sh., 31 vjeç, banues në Kuçovë, administrator subjekti;
-N. H., 24 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti;
-A. B., 33 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti.
Gjatë kontrollit të ushtruar në 3 subjektet (dyqanet) që këta shtetas administronin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 95 aparate celulare të markave të ndryshme, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj, për të cilët këta 3 shtetas nuk dispononin faturat tatimore përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
vijon…