Detaje të reja janë mësuar nga rasti i ditës së sotme në aeroportin e Rinasit ku një shtetas turk ka kërkuar azil në Shqipëri. Bëhet fjalë për shtetasin Ahmet Emre Olur, me profesion gazetar. Sipas dëshmisë së tij, Olur mësohet të ketë thënë se në Turqi përndiqej nga Erdogan për shkak të bindjeve politike.
Policia ka ndërmarrë masa për të bërë të mundur dëbimin e tij pasi kishte shkelur afatet e qëndrimit, por ky i fundit dorëzoi shkresën ku kërkonte azil politik pasi në Turqi i rrezikohej jeta.
Momentalisht gazetari mbahet i ndaluar në Rinas nga ku pritet të dëbohet. “Dëbimi nga Shqipëria më rrezikon jetën. Në Turqi diskriminohem për shkak të bindjeve politike”-mësohet të ketë thënë gazetari turk