Përplasja mes bandave në Shkodër, është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit Erjon Xhenja, mbrëmjen e djeshme. Burime bëjne me dije, se i riu nuk kishte probleme me drejtësinë dhe ishte pa rekorde kriminale.
Por, ai prej kohësh punonte në fermën e Asemit Bilait, ku kujdesej për kuajt e tij. Hetuesit nga mbledhja e të dhënave paraprake dyshijne, vrasja e djeshme është vazhdimësi e ngjarjeve kriminale, për shkak se ka dyshime se i riu mund të jetë përfshirë në ngjarje kriminale, që kanë ndodhur në Shkodër gjatë ketij viti.
Ndërkohë gruoi hetimor është duke bërë kqyrjen e dhjetëra kamerave të sigurisë për zbardhjen e plote të kesaj ngjajrjeje dhe indetifikimin e autoreve. Kamerat janë sekuestruar jo vetëm në vendin ku ndodhi ngajrja, por edhe në rrugën nga ku u larguan autoret e më pas dogjën motorcikletën. Burime nga gruoi hetimor bëjne me dije se autoret dyshohet të kenë qenë, të paktën tre persona.
Ku dy kanë marre pjesë drejtpërdrejt në krim, ndersa nje tjetër ka vëzhguar levizjet e viktimes. Policia deri më tani përveç familjareve pëe të mesuar konfliktet e mundshme te të riut, ka marrë ne pyetje edhe 10 persona të tjerë që dyshohet se mund të kenë gisht në krim, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.