Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie atentatesh që policia dyshon se ai është organizator apo autor i tyre. Për herë të fundit, Talo Çela dyshohet se është parë në publik në maj të këtij viti ku gjatë një atentati mbeti i plagosur Nuredin Dumani.
Pas këtij atentati, Dumani tregoi gjithçka duke zbërthyer vrasjet dhe krimet e tjera që kishte bërë vetë apo bashkë me Talo Çelën.
Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë, si edhe radhën tjetër është ulur në një hotel në të zonë me tre persona të tjerë.
Një informator i policisë e ka konstatuar Çelën të qendrojë në praninë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës Laçit dhe Lezhës.
“Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.
Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë tek Rruga e Dibres. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me njeë mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy jav ësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makiunë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata.Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.
Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën”-thuhet në dokument.
Policia dyshonte në atë kohë se ky takim ishte bërë me qëllimin që personazhi i njohur i krimit të porosiste Talon Çelën për të vrarë kundërshtarin më të madh të tijin në atë kohë, i cili lëvizte lirshëm nëpër Tiranë edhe pse kërkohej nga policia si edhe armiqtë e tij.
Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur.