• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nënshkrimin e kontratës me vlerë 6 milion dollar për satelitët Albania1&Albania2, nismë e prezantuar nga vetë kreu i qeverisë. Kontrata u nnëshkruar mes kreut të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako dhe përfaqësuesit të kompanisë që do të bashkëpunojë me Shqipërinë në këtë fushë. • Në fjalë ne tij, vetë Kreu i qeverisë tha se satelitët do tu japin fund ndërtimeve pa leje, abuzimeve me të mbjella, prerjen e pyejeve, kanabisin dhe deri në parandalimin e akteve kriminale. Rama shtoi më tej se satelitët do të jenë një kryeinspektoriat në qiell që nuk korruptohet dhe nuk mund t’i fusësh miq apo kushërinj për të marrë leje ndërtimi. • Pas satelitëve, kryeministri Rama tha se Shqipëria do të pajiset dhe me dronë të armatosur. Dronët, sipas Ramës do të jenë në gatishmëri për raste sulmesh terroristë po ekstreme. • Në takim folir edhe ministri Niko Peleshi, i cili tha gjithashtu se dy satelitët do t’i bashkohen flotës ajrore dhe do të minotorojnë të gjithë Shqipërinë.
Home AKTUALITET POLITIKË Satelitët, Rama: Kryeinspektoriat që s’korruptohet, u jep fund ndërtimeve pa leje e...