Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në ceremoninë e 25-vjetorit të shkollës së Magjistraturës u bëri thirrje magjistratëve të rinj të jenë të guximshëm për të bërë ndryshimin.
“Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të kenë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Puna e shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Ju uroj ju të diplomuar , ndërsa zgjohem në mëngjes përpiqem ti kujtoj vetes përse jam në këtë punë dhe shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe ti thoni vetes;,” Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani”, tha ajo.
Kryediplomatja amerikane u shpreh se SHBA do të jetë në krah të Shqipërisë për të çuar përpara reformat, që tashmë kanë nisur së zbatuari.
“Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”, shtoi diplomatja e SHBA-së.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)