Caleb Payne ka bërë histori në ndarjen e çmimeve të Akademisë së Artistëve të Rinj ose “Oscars për të rinjtë”, 11-vjeçari është aktori i parë afrikano-jugor që ka fituar një çmim të tillë në 43 vjet. Payne fitoi një çmim Oscar për Rininë për rolin e tij në filmin “Good Life” të Netflix.
Në këtë film, Payne luan rolin e Jet, një refugjat shqiptar 7-vjeçar, i cili përfundon si udhërrëfyes dhe negociator i Olive një 30 vjeçare e cila ikën në një qytet të vogël në Greqi.
“Ishte kaq e papritur. Nuk isha i sigurt nëse do t’ja dilja por fitova dhe ndihem sikur është joreale.”, tha ai.
Çmimi i Akademisë së Artistëve të Rinj, i njohur si “Oscars për Rininë”, u krijua në 1978, duke e bërë atë ceremoninë më të gjatë të çmimeve të të rinjve në Hollywood.