Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije pas mbledhjes së qeverisë se institucionet shtetërore, duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë.

“Sot në mbledhje e Këshillit të Ministrave  bëmë disa ndryshime mbi projekt aktin normative për kohëzgjatjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Ka të bëjë me masat që do të merren sa i përket instuitucioneve shtetëore. Duhet të bëhemi shembulli i parë sa i rëndësishëm është kurisimi i energjiës këto mpomenet. Kemi vendosur kërkesë që institucionet shtetërore duhet të konsumojnë 15% të energjisë të konsumuar në krahasim me një vit më parë, një pagesë e barazvlefshme me 3.4 miliardë lekë”, tha Balluku.