Nga Meri Muçelli
Ekonomist

Ndikimi i uljes së prodhimit të naftës tek rritja e çmimeve
Para disa ditësh vëndet prodhuese dhe eksportuese më të mëdha të naftës të njohura ndryshe si OPEC dhe OPEC+, morën vendim për të reduktuar prodhimin e naftës deri ne 2 milion fuci nafte në ditë. Arabia Saudite pritet të reduktojë prodhimin e e saj me 5%, por që kjo ulje do të kompesohet nga rritja e çmimit.. Vendim që sipas tyre ka të bëjë me situatën që parashikohet të ndodhë me ekonominë globale që duket se është ngadalësuar ndjeshëm.Kjo ulje e prodhimit është një ndër uljet më të mëdha që ka ndërmarrë kjo organizatë dhe pritet që të ketë një ndikim shumë të madh në ekonominë globale.

Ndikimi në ekonomine e vëndit tone.
Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga ky vendim që morën vëndet e OPEC+. Dhe pse ekonomia e Shqipërisë nuk është e industrializuar dhe për rrjedhojë kërkesa për këto karburante nuk është e lartë,përsëri do ketë ndikim duke qënë se numri i mjeteve në qarkullim është rritur ndjeshëm edhe një pjesë e mirë e shërbimeve apo e transportit bëhet me mjete. .Duhet përmëndur gjithashtu se niveli i lartë i barrës fiskale në Shqipëri, është një tjetër faktor i rendesishëm i cili ndikon jo pak në rritjen e çmimeve. Ky vendim pritet që të reflektohet në javët e ardhshme, ku pritet të kemi një rritje të çmimi, dukë qënë se në bursa është rritur çmimi i naftës duke ju afruar 96 dollarëve per fuçi.Një rritje e çmimit të naftës në bursa shoqërohet me efektin domino të rritjes së çmimeve zinxhir, duke reflektuar kështu edhe rritjen e çmimeve të propdukteve dhe sherbimeve e cila përkthehet në rritjen e kostove për qytetarët. Inflacioni në Shqipëri sipas Bankës së Shqipërisë për muajin Gusht ishte në nivelin e 8%, niveli më i lartë i rregjistruar pas shum vitesh. Këtij niveli të lartë të inflacionit, Banka e Shqipërisë u përgjigj duke rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje.
Po çfarë parashikohet të ndodhë në BE dhe SHBA
Bashkimi Europian duket se është tepër i varur nga nafta e këtyre vëndeve, duke qënë se zë një përqindje të konsiderueshme të nevojës së saj për karburat rreth ¼ e nevojës së saj të përgjithshme. Duke qënë se BE-ja ka vendosur të reduktoje ndjeshëm naftën Ruse për shkak të sanksioneve, duke kulmuar në muajin dhjetor me ndalimin e importit të naftës ruse nga rruget detare. Ky reduktim duket se do ketë impakt të madh në ekonominë e saj që vuan prej disa muajsh nga shtrenjtimi i energjisë dhe gazit.Përjashtim në Europë bën vetëm Mbretëria e Bashkuar e cila nuk është e varur nga këto vënde dhe nafta Ruse e cila zë vetëm 1% të nevojave të saj për karburant.Mbretëria e Bashkuar ka ndërprerë me kohë importet e naftës Ruse.Inflacioni në kontinentin e vjetër, pritet të ketë rritje për shkak të kësaj lëvizje të OPEC+. Vëndet e industrializuara pritet që të kenë një goditje të madhe pasi industria e tyre është shumë e varur nga karburantet si nafta ashtu edhe gazi.