SPAK ka ankimuar vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lirimin nga qelia të ish deputetit socialist, Alqi Bllako me arsyetimin se kishte 3 fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdesej.
Sipas burimeve të Fax News, SPAK ka kundërshtuar argumentin e dhënë nga GJKKO për fëmijët e Bllakos. Ky i fundit u lirua dy ditë më parë nga qelia ku mbahej i arrestuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Lirimi i Alqi Bllakos solli reagime të shumta nga ana e opozitës. Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se lirimi i ish deputetit ishte bërë pasi ky i fundit kishte kërcënuar kryeministrin Edi Rama se do të fliste mbi çështjen e inceneratorëve.