Në burgun e Drenovës, Korçë është sekuestruar 5 gram lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.
Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë, më 23 mars ku shtetasi Lorenc Cuke ka dashur të hyjë për të çuar ushqime për të dënuarin M.M.
Gjatë kontrollit, i është gjetur në rroba sasia e drogës, e cila është dërguar për ekspertim pasi dyshohet se është heroinë.
I përfshirë në këtë ngjarje mësohet se është edhe shtetasi Mondi Mingo (babai i të dënuarit). Të dy shtetasit janë proceduar dhe priten hetime të mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.
ora news