Është rënduar bilanci i viktimave pas shpërthimit në një pikë karburanti në Irlandë.

Fillimisht u raportua për 7 të vdekur, ndërsa ditën e sotme raportohet se 10 persona kanë humbur jetën.

Katër burra, tre gra, një djalë dhe një vajzë adoleshente dhe një vajzë më e re u vranë, tha gardaí (policia irlandeze).

Shpërthimi ndodhi në stacionin e shërbimit Applegreen në fshatin Creeslough të County Donegal të premten.

Ai shkatërroi ndërtesën dhe një pjesë të një blloku apartamentesh.

Policia tha se provat e mbledhura sugjeronin se ishte një aksident tragjik.

Kryeministri irlandez e përshkroi shpërthimin si një “traumë të madhe”.

“I gjithë kombi është i tronditur nga ajo që ka ndodhur,” tha ai gjatë një vizite në vendngjarje të shtunën në mbrëmje.

Shtatë persona të lënduar janë në gjendje të qëndrueshme në spital në Letterkenny.

Një tjetër person është i sëmurë rëndë në njësinë e djegieve të një spitali në Dublin.

Të shtunën në mbrëmje, An Garda Síochána (forca e policisë irlandeze) tha se një operacion kërkimi dhe shpëtimi kishte përfunduar pa u gjetur më viktima.

Ekuipazhet e shërbimit të urgjencës nga Irlanda e Veriut ishin dërguar përtej kufirit për të ndihmuar homologët e tyre irlandezë për të përballuar pasojat e shpërthimit./Abcnews.al/