Serbia dhe Hungaria janë të vendosura të mbajnë aleancat e tyre me Moskën të paprekura pavarësisht sanksioneve perëndimore. Dy shtetet kanë rënë dakord të ndërtojnë një tubacion të ri që do të furnizojë Serbinë me naftë Ruse nëpërmjet tubacionit Druzhba.

Nisma e dy shteteve vjen në një kur Kroacia po zbaton sanksionet e BE-së ndaj Moskës, për bllokimin e furnizimit nëpërmjet tubacionit Janaf në të cilën përfitonte dhe shteti serb.

Serbia ka një varësi të madhe nga energjia ruse pasi edhe në Kompaninë e vetme të naftës në vend aksionerët kryesor janë Gazprom Neft dhe Gazprom. Qëndrimi i Beogradit për të mos sanksionuar Rusinë mbi luftën në Ukrainë ka ngjallur pakënaqësi në Bashkimin Europian.

Tv Klan