Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave në të gjithë territorin e vendit, ku do të ketë edhe reshje shiu.
Sipas MeteoAlb, parashikohet që në skajin jugor dhe në zonat veriore herë pas here të ketë rrebeshe shiu të izoluara.Mbeten vranësirat e shpeshta prezente përgjatë gjithë ditës duke krijuar mundësi për reshje shiu. Por pas mesdite parashikohet që reshjet të jenë në sasi më të pakët në zonat perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të bien lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.