Bashkia e Elbasanit ka lajmëruar një mbledhje urgjente gjatë ditës së nesërme për “Dhënien e fondit pyjor në përdorim”. Sipas njoftimit zyrtarë të bashkisë,kjo e fundit do të lëshoj me qera sipërfaqe të ndryshme pyjore për tu shfrytëzuar nga bizneset. Edhe pse nuk bëhet qartësisht e ditur se ku ndodhen sipërfaqet që do të merren në përdorim nga biznese private, tashme vendimi është zyrtarë. Shumë pikëpyetje lindin nga kjo vendimarrje emergjente ndërkohe që emergjenca sipas qeverisë mbetet amortizimi i krizës globale dhe çmimeve që kanë eskaluar.
Lind pyetja? Çfarë e shtynë bashkinë ti shkoj me vendim-fakt Këshillit bashkiak që kujtojmë është thuajse uni partiak?
Mbetet për t’u parë kush do të jetë përfituesi i këtyre pasurive publike që bashkia i likujdon me shpejtësi rekord pa asnjë burokraci brenda 24 orëve pa reflektuar në vendim asnjë diskutim apo propozim që mund të ngrihet nga antarët e këshillit bashkiak./ Egnatia news
(Shiko fotot)