Autoritetet policore në Brixen u thirrën për një operacion në një kompani ndërtimi në zonën industriale. Brixen është një komunë e vogël, e cila gjendet në Tirolin Jugor, provincë kjo në Itali dhe që gjendet në kufi me Austrinë.
Emigranti nga Shqipëria ishte i dehur kur shkoi dhe sulmoi ish-punëdhënësin e tij.
Ai ka goditur me grushte dhe shkelma ish-punëdhënësin dhe i ka dëmtuar mobiljet e kompanisë. Gjithashtu, ai ka ofenduar të pranishmit dhe i ka kërcënuar me vdekje. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një borxhi që ish-shefi i kishte mbetur shqiptarit që nga punësimi i tij i mëparshëm.
Fillimisht shqiptari ka rezistuar të dorëzohet, por policët arritën ta arrestojnë. Emigranti shqiptar u dërgua në burgun e qytetit Bozen, e më pas u dërgua në arrest shtëpiak, në Treviso, aty ku edhe jeton.