Kordinatori i Bindjes Demokratike Elbasan ka ndarë pak më parë në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook një shqetësim alarmant.
Erion Murataj kujton Elbasanin e para një dekade duke e quajtur këtë të sotmin një trup me qeliza të plakura.
Ja çfare shkruan Murataj:

Erion Murataj: “Është ora 20:00 dhe për ata që e kujtojnë jo më larg se 5-10 vite më parë sot ELBASANI duket se po vdes.
Të merr malli të shohësh fëmijë në rrugë.
Të vret sytë mungesa e rinisë.
Gati si një trup ku qelizat janë plakur.
Vetëm varrmihsit e politikës 32- vjeçare gëzojnë e presin.
Dhe sa, më thoni ju që keni mbetur edhe sa do duroni?
Mbase për ju vlen më shumë partia dhe jeni pajtuar t’iu jap lamtumirën politika pa nder dhe bashkia.
Unë kam vendosur të luftoj për ti kthyer Elbasanit gumezhimën e mëngjeseve në bulevard ku “dhaskalistët” apo gjimnazistët e Kostandinit “përmbytnin” dy krahët e trotuarit.
Kohën kur shatërvani gumëzhinte nga fëmijët e Naim Frashërit.
Kohën kur pedagogjikja, Xhaferr Kongoli e Gjuhët e huaja bllokonin 41.
Kohën kur të rinjtë ende kishin ideale e fëmijët ëndërronin të bëheshin shoferë, elektriçistë, doktorë e policë.
Nëse doni të mbesni qeliza të plakura në pritje që varrmihësit 32-vjeçar t’iu përcjellin te ura Rrubies, vazhdoni!
Por Elbasani nuk meriton të vdesë për ju që prisni “varrimin” nga partia apo bashkia”./Egnatia news