Në një intervistë për Klan News përballë gazetares Anjola Hamzaj, politikani Astrit Patozi ka deklaruar se “kryedemokrati Sali Berisha sot nuk ka hall që të mundë Kryeministrin Edi Rama, por “Alibashën” duke iu referuar kështu pjesës tjetër të Partisë Demokratike.

Astrit Patozi: Sali Berisha sot nuk ka hall të mundë Ramën, ka hall të mundë “Alibashën”, Rama nuk është sot në fokusin kryesor të Sali Berishës, jo vetëm se e njoh atë parti por se jam vëshgues i hollë i zhvillimeve politike në Shqipëri. Kjo ndarje e PD nuk ështe e rastësishme që ndodhi nga qielli, kjo është pasojë e një kursi të gabuar 10-vjeçar, që sot po merr faturën.

Gjatë fjalës së tij, Patozi ka thënë se qeveria është forcuar dhe më shumë dhe shkaktar për këtë bën dobësinë e kampit opozitar.

Astrit Patozi: Opozita sot nuk ka mbylluar plagën e parë, kjo sepse nuk është çështje me interesin publik, por me interesin personal të disa individëve që tërheqin nga vetja. Duam, nuk duam ne, qeveria është e fortë dhe është forcuar më shumë për shkak të dobësisë së kampit opozitar. Përgjegjës për këtë punë janë personazhet e PD që thonë se do të bëjmë hatanë. PD ka humbur kartën morale./tvklan.al