Një protestë e paralajmëruar që dje do të mbahet sot para Ministrisë së Brendshme në orën 20:00.
Kreu i PD-së Sali Berisha ka shpërndarë njoftimin e protestës dhe bën thirrje për t’iu bashkuar protestës.
Protesta organizohet një ditë pasi 32 vjeçari Lear Kurti humbi jetën në komisariat.
Ekspertiza mjekoligjore deklaroi se i riu kishte humbur jetën pasi kishte gëlltitur një qese me lëndë narkotike, por kreu i PD-së Sali Berisha dje hodhi akuza drejt policisë së shtetit.
Ai tha se i riu humbi jetën pasi u keqtrajtua në makinën e policisë e për këtë kishte fakte.