Një peshkaqen i ngordhur ka dal në breg në zonën e Plazhit të vjetër në Vlorë. Peshkaqeni ka qenë i ngordhur në momentin që është vërejtur nga kalimtarët e rastit. Gjatësia e tij shkon deri në 3 metra.
Në trupin e grabitqarit të detit nuk janë vërejtur lëndime dhe nuk dihen shkaqet që e kanë çuar drejt ngordhjes.Kalimtarët kanë lajmëruar ambientalistët e qytetit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura, e cila e ka hequr peshkaqenin nga zona. Pritet të bëhet ekspertiza për të mësuar edhe shkakun e ngordhjes. /abcnews.al/