Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pak më parë se udhëtimet e anuluara me Italinë dhe ansjelltas janë rikthyer, duke nisur që prej orës
15:00 të ditës së sotme.
Më herët gjatë ditës së sotme përmes një njoftimi në Facebook, TIA bëri me dije se udhëtimet drejt Italisë dhe anasjelltas ishin anuluar këtë të premte, për shkak të një greve që po organizohej në Itali nga punonjësit e transportit ajror.
“TIA njofton se fluturimet nga aeroportet Italiane dhe drejt tyre
do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme.Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt
destinacioneve të Italisë të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre
para se të nisen për në aeroport”, thuhet në njoftim.