Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Luis Gaxhën dhe Rigers Spahiu.

Policia e Elbasanit mori informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin për të ekzekutuar një biznesmen të njohur në Elbasan. Të njëjtat burime konfirmojnë  se për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit.