Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Fier u ndal sërish tek kërkesat e pedagogëve, ndërsa theksoi se jo që nuk kanë dëshirë, por se nuk ekzsitojnë mundësitë për rritje pagash me 50 %. Ai tha se pedagogët meritojnë më shumë, por kushtet në të cilat ndodhet ekonomia e vendit, nuk e lejon një gjë të tillë.
“Meritojnë më shumë, por s’kemi mundësi. Nuk kemi mundësi për rritjen e pagave me 50%. Jo se nuk duam, por s’kemi mundësi për rritjen që kërkojnë. Vetëm 7% kemi mundësi t’ua rrisim pagën. Inflacionin e solli Putini e luftën që krijoi”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Sindikata e Universiteteve ka paralajmëruar të hënën protestë kombëtare, ku të pranishëm do të jenë studentë dhe pedagogë të universiteteve publike nga e gjithë Shqipëria. Protesta e tyre do të mbahet të hënën para Universitetit Politeknik të Tiranës, duke nisur nga ora 11:00.
(N.M/Faxweb)