Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenti të ndodhur këtë mbrëmje, ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Laç, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.
Konkretisht, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerët janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit dhe po marrin ndihmë ne nevojshme mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Kurbin / Informacion paraprak
Në Patok, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit Sh. L. dhe D. M.
Për pasojë, janë lënduar dhe ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, drejtuesi Sh. L. dhe pasagjerja në mjet me të shtetasia M. D., si dhe pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit F. M., F. M. dhe M. M.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.