Vazhdon protesta e pedagogëve për të dytën javë radhazi. Ata janë mbledhur sërish sot para korpusit universitar, teksa këmbëngulin në kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, tha për mediet se pedagogët po bëjnë një bojkot të plot 100%.

Ndërsa paralajmëroi se nesër ora 11:00 pedagogët do të organizojnë një forum, ku do të përmbledhin idetë e protestës.

“Nesër në orën 11 do jetë një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë. Do të jepet në forum përmbledhje e ideve ku do të përfshihen në një platformë të re për universitetet.
Vazhdon bojkoti i përgjithshëm i mësimit. Bojkot i plotë. Bojkotimi është vullnetar. Po ndërgjegjësojmë që të rritet disiplina e punës. Kërkesat tona janë minimaliste. Jemi 100% bojkot”, tha kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi.

Kujtojmë se qeveria vendosi tu rrisë pagat pedagogëve me 7% nga buxheti i shtetit ndërsa këta të fundit e cilësuan këtë vendim qesharak.

Sa i përket shtesës prej 8% që sipas ministres së arsimit do të lëvrohet nga fondet e universiteteve pedagogët mendojnë se tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre përmes shërbimeve dhe jo të shkojnë për paga.

Pak ditë më parë studentët i paraqitën një peticioni në Kryeministrisë ku kërkojnë që të ndihmohen financiarisht për shkak të krizës së çmimeve./abcnews.al./