Kreu i SPAK Arben Kraja deklaron se prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çëshje shumë të vështira dhe pranon se ka pasur indicie për kërcënime e presione.

Arben Kraja:Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë padiskutim për të trajtuar çështje shumë të vështira dhe me personazhe shumë komplekse qoftë të krimit të organizuar, por dhe zyrtarë të nivelit të lartë që ju e dini që janë nën hetim. Në këtë kuadër ka pasur indicie që ka pasur edhe kërcënime dhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm kanë mbrojtje nga shteti, por secili prej tyre duhet të vazhdojë detyrën dhe funksionet siç e parashikon ligji”

Zotit Kraja i përfundon mandati në dhjetor ndërsa në 2 nëntor 2022 përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave për këtë post. E kur kanë mbetur vetëm pak ditë, ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për tu ulur në karrigen që do të lihet bosh nga zoti Kraja.

Prononcimi i plote i Arben Krajes per gazetarët

A po i tremben prokurorët garës për kreun e SPAK?


Arben Kraja: Gara është ende e hapur,nuk ka mbaruar akoma afati, nuk di të tremben

A do të kemi ndonjë peshk të madh për kohën që ju do të jeni drejtor i SPAK?

Arben Kraja: Prokurorët e SPAK po punojnë përditë edhe sot kishte një njoftim për përfundimin dhe dërgimin për gjykim për një çështje shumë të rëndësishme për shkelje të pronave publike ku është sekuestruar një sipërfaqe e konsiderueshme në bregdet që do ti rikthehet shtetit.

Ka dhe dosje që kanë 3 vite që po hetohen a do të ketë një përfundim të tyre?

Arben Kraja: Ka shumë dosje që janë drejt përfundimit, ka dosje voluminoze, kanë problematikat e veta dhe duhen kryhen të gjitha veprimet e nevojshme, por janë drejt përfundimit.

Keni nisur ndonjë hetim, apo ka indicje nga struktura e posaçme në lidhje me një lajm që po qarkullon se anëtarët në trupën gjykuese në Gjykatën e Apelit të Posaçëm dhe GJKKO ndihen të kërcënuar?

Arben Kraja: Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë padiskutim për të trajtuar çështje shumë të vështira dhe kompleks qoftë të krimit të organizuar, por dhe zyrtarë të nivelit të lartë që ju e dini që janë nën hetim. Në këtë kuadfër ka pasur indicje që ka pasur edhe kërcënime dhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve të posacëm kanë mbrojtje nga shteti, por secili prej tyre duhet të vazhdojë detyrën dhe funskionet siç e parashikon ligji.

Ka hetim për këto hetime?
Arben Kraja: Nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posaçme të bëjë hetime të tilla kështu që nuk kam informacion.