Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë një nisëm për të blerë kamera të reja për efektivët e policisë duke qenë se të parat kanë dalë jashtë funksioni.
“Për shkak të një materiali jo të mirë ato u prishën dhe nuk u rregulluan më. Për këtë arsye, për të ulur abuzimet e policisë këto kamera do të rikthehen sërish me një fond të posaçëm për blerjen dhe riparimin e tyre.
Sipas ekspertëve, kjo është një gjë shumë e mirë. Ata sugjerojnë që me këto kamera të jenë të pajisur Policia Rrugore e Forcat “Shqiponja,” .
Në 2016 për kamerat e policisë ka qenë një fond prej 5.7 milion eurosh.
Sa i përket fondit të kësaj rradhe, nuk është bërë ende publik një shifër pasi buxheti është ende në diskutim.
- ora news