Nga Erion Murataj
Siç e kisha paralajmëruar në fakt prej kohësh jo vetem si një lexues i mirë i opozitarizmit por në fakt si një njeri që i njeh mirë aktorët politik brenda opozitës. E gjithë maskarada e këtyre muajve kishte vetëm një emër. Hallin personal të binomit Meta-Berisha. Absolutisht që enuku i tyre Lulëzim Basha bashkë me grupin siç e thotë Berisha “alibasha” kanë varësi të ndërsjelltë nga kreu i Meduzës siç thotë Berisha, Edi Rama.
Mirëpo kjo është diçka që atyre nuk iu bëhet shumë vonë lidhur me sensibilitetin apo me fatet e një populli i cili largohet çdo ditë e më shumë. Edi Rama sot mori në tavolinë sërisht si në 2019 nga dyshja pa nder Meta-Berisha dhe enuku i tyre Basha, bashkitë e qytetarëve shqiptarë.
Shqiptarët nga Vermoshi në Konispol nuk do të kenë më mundësinë që të kenë një opozitë për tu përballur me një pushtet që degradon dita- ditës. Opozita thjeshtë dhe vetëm konstaton dhe për interesa personale politike bashkohet me Ramën për pushtetin e tij në këmbim të favoreve personale .
Ka një detyrë qytetare,ka një detyrë politike e morale të shoqërisë shqiptare në përgjithësi që t’ju besojë forcave të reja dhe të rinjëve. Me shumë gjasë dalja në skenë e disa kandidatëve për kryetar bashkie nga disa forca sjell padyshim avantazhimin e Ramës, pushtetit të blerjes së votës dhe çunave problematik të cilët në qasje do të kenë sërisht rezultat pozitiv.Mbetet vetëm një gjë për tu bëre. Forcat e reja politike por dhe forcat e papërlyera në korrupsionin bilateral të trinomit dhe enukut të tyre të jenë kryelartë dhe të përballen në mënyrë dinjitoze në luftën për këshillat bashkiakë. Kështu qasjes në pamje të parë të fitores së Ramës ne tavolinë për shkak të binomit pa nder dhe enukut Basha shqiptarët do të mund ti kundërvihen me këshilla bashkiakë, me kuvende lokalë të cilët do të vën përpara përgjegjësisë të komanduarit e Ramës me bekimin e Metës Berishës dhe enukut Lulëzim Basha. Për këdo që nuk besonte deri sot mbi shitblerjen e këtyre “kalorësve” të opozitës u them :
Në fakt janë laviret e Edi Ramës që në 12 vite i kanë dhuruar në mënyrë permanente nderin, dinjitetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë duke i bërë këta të fundit të largohen çdo ditë e më shumë. Sot mund të gjykoni këdo nga forcat e reja politike. Mund të gjykoni këdo politikisht, mund të akuzoni këdo politikisht por një gjë është fakt. Prostitutat politike të një tranzicioni 32-vjeçar ju shqiptar të dashur i keni votuar dhe sot i keni live .
Për ata që kanë nder dhe dinjitet ka zgjidhje. Besojuni të rinjëve, besojuni forcave të reja politike besojuni bindjes suaj sepse “Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë”.