Izet Haxhia do të vuajë përfundimisht 21 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë. Gjykata e Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998. Ai u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

https://youtube.com/watch?v=Zg1QqQMS_XY%3Ffeature%3Doembed

I ftuar në “LOG.” në ABC, Sali Berisha ka komentuar dënimin e Haxhisë, duke thënë se edhe pse u kërkua që Haxhia të ekstradohej nga Turqia për të vuajtur dënimin, kjo gjë nuk u realizua.

“Hetimi i operacionit të vrasjes së Azem Hajdarit nga prokurorët ndërkombëtar ishte i gjerë. Unë kam bërë një dëshmi dhe e kam dorëzuar tek ambasadori. Nuk kisha të dhëna, por për dy vëllezërit. Ka rezultuar, se ka pasur dëshmitarë. Unë i kam paraqitur nëpërmjet ambasadorit. Kanë faktuar se ai ka qenë dhe pozicionin se ku ka qenë në vrasje. Ai, iku në Turqi, e mbajti Turqia dhe nuk e solli. Ai ishte i dënuar. Haxhia nuk ishte badigardi im.”

https://youtube.com/watch?v=TBn3ZrVWgfs%3Ffeature%3Doembed

“Kishte ardhur për të fshehur krimin. Dy vëllezërit Haklaj, erdhën për ta vrarë Azem Hajdarin. Absolutisht erdhën për ta vrarë siç bënë pa asnjë diskutim. Hajdarit i thanë se ka një apo dy makina. Ai doli dhe tek porta i ka thënë Sali Lushës na sjellë një automatik. Vetëm për Hajdarin kanë ardhur. Aty nuk u hetua se kush ua kërkoi atyre për të vrarë Hajdarin? Qeveritar. Janë qeveritar, ata që e kërkuan.”

“Kur e kuptova se nuk ishte Nano… Ai nuk e bëri saktësimin. Në fillim kisha dëshmitar njëri pas tjetrit. Ata shkuan në veri tek Nehati. Më binin telefonat se kaluan Mamurrasin, Urën e Matit. Ishte e tmerrshme për vendin. Nuk i ndaluan në asnjë postbllok. Se bëri qeveria? Qeveria nuk i ndalonte. Prokurorët ndërkombëtarë bënë punën, nuk shkuan tek organizatorët por tek pjesëmarrësit shkuan.”

“Turqit nuk e prunë në Shqipëri, Haxhiajn. Duhet ta sillnin se ishte një akt terrorist.” tha Berisha.

/abcnews.al/