Në seancën e sotme, ishte thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurori, Erjon Alibej, çështjen e të cilit prokurori e tërhoqi në hetime paraprake meqënëse e dyshon dhe si organizator të disa vrasjeve të tjera në Ebasan.
Megjithëse pati dhënë më parë pëlqimin për t’u marrë në pyetje në gjykimin që po zhvillohet ndaj 2 të pandehurve Xhulian Hoxha e Euglent Halili (i fundit ka shpjeguar para gjykatës krime si i penduar i drejtësisë, që ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë), qëndrim që e konfirmoi dhe sot – është e dyta herë që Erjon Alibej nuk dëshiron të merret në pyetje nga prokurori aktualisht, por në një kohë tjetër të mëvonshme, me pretendimin se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. U kërkua nga prokurori të vijohet me dëshmitarët e akuzës, që pritet të paraqiten në seancën e javës së ardhshme.