Kandidati për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi nëse Basha ka manipuluar zgjedhjet për t’u zgjedhur kryetar i partisë (pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021), edhe pse ai ishte një nga anëtarët e Komisionit të atyre zgjedhjeve.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, Këlliçi është përballur me akuzat ndaj tij se ka manipuluar zgjedhjet si anëtar Komisioni për t’u zgjedhur Basha kryetar, si dhe me deklaratën e Edi Palokës i cili ka pranuar publikisht se ka manipuluar zgjedhjet për t’u zgjedhur Basha kryetar dhe nuk kishte më sy e faqe për t’u dalë demokratëve përpara.
Këlliçi ka deklaruar se nuk mban përgjegjësi për deklaratën e Palokës dhe nëse nuk ka fakte për të. Sipas tij, ai ka bërë thjesht raportimin në kohë reale të rezultatit.
“Unë kam qenë vetëm anëtar Komisioni dhe nuk kam ndërmarrë asnjë akt dhe kam mbledhur tabelat. Po hedhin baltë ndaj meje. Ju më thoni që duhet të mbaj përgjegjësi për deklaratat publike të z.Paloka. Unë nuk e kam biseduar këtë me zotin Paloka dhe kjo deklaratë është dhënë pas zgjedhjeve për këtë çështje i përket z.Paloka. Unë kam bërë pasqyrimin e të dhënave që vinin nga degët, që i kam hedhur në një tabelë dhe i kam raportuar në kohë reale.
Unë mbaj përgjegjësi nëse dalin faktet se kam cenuar një votë, por ka tentativa kohët e fundit për të hedhur baltë ndaj meje nga qarqe të ndryshme. Ç’punë kam unë se Paloka thotë kemi manipuluar zgjedhjet.” ka deklaruar Këlliçi.
Prapaskena