Një 78 vjeçar është gjetur i vdekur në anë të rrugës në aksin rrugor Poshnje-Kutalli në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit. Ai është gjetur nga bashkëshortja e tij.

Paraprakisht nuk janë vërejtur shenja dhune ndërsa dyshohet se 78 vjeçari ka rënë nga biçikleta dhe problemet e tjera shëndetësore e kanë bërë të humbasë jetën.
Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.