Shiu prish planet, takimi i Ramës zhvendoset tek ish-kinemaja e Ballshit, salla mbushet me të moshuar dhe punonjës të administratës
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Mallakastrës në ambientet e ish-kinemasë së Ballshit. Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë sot Mallakastrën, detyruan që takimi të zhvillohet në një ambient të mbyllur.
Siç shihet edhe nga pamjet që po transmetohen drejtëpërdrejt nga takimi, salla është mbushur vetëm me të moshuar dhe punonjës të administratës shtetërore.
Në lidhje me vizitën e Ramës në Mallakastër, ditën e djeshme reagoi edhe Partia Demokratike, e cila tha se shpopullimi dhe varfëria në Mallakastër janë produkt i qeverisë aktuale.
Mallakastra News