Dy ditë më parë, Dafina Zeqiri zbuloi se ishte infektuar me koronavirus. Këngëtarja e bëri me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku krahas fotos që ndau, shkroi: “Covid nuk dëshiron që unë të bëj selfie, por shkofsh në djall covid”.
Megjithatë, autorja e hitit “Duro” nuk dha asnjë detaj lidhur me gjendjen shëndetësore të saj.
Është raportuar se pozitiv ka rezultuar dhe i dashuri i saj, Dj Geek, të cilët janë karantinuar së bashku.
Së fundmi, në një postim në Instastory, Dafina ka zbuluar dhe një nga simptomat që ka teksa është shprehur se ka humbur nuhatjen. ”Zyrtare… S’mund të ndiej asgjë”, shkruan ajo.
Infektimi vjen pak javë pasi Dafina iu nënshtrua një operacioni në gju, së cilës iu deshën 5 javë për t’u rikuperuar.